- Si i del shpirti muslimanit dhe jomuslimanit
- Dënimi dhe shpërblimi në varr janë hak
Falënderojmë Allahun e Madhëruar që e ka bërë këtë Islam më të ëmbël se mjalti dhe më të shtrenjtë se çdo gjë tjetër. Pastaj biem salavat dhe i çojmë shumë selam atij të bekuari Muhamedit [sal-Allahu alejhi ve sel-lem] , zotërisë së të parëve dhe të fundit, i cili vërtet e shijoi ëmbëlsinë e këtij Islami të madh dhe na informoi se Islami ka një ëmbëlsi të vërtetë, se imani është diçka që ia ëmbëlson njeriut zemrën, ia ushqen dhe freskon shpirtin, ia lumturon jetën, pastaj na mësoi edhe ne se si ta arrijmë atë gradë të lartë të imanit, të devotshmërisë.
Vëllezër të nderuar!
Allahun e Madhëruar e falënderojmë që vdekjen për çdo krijesë e ka caktuar, siç thotë ai i Madhëruar:
“Secili njeri do të shijojë vdekjen.” (Ali Imran: 185)
Dhe ka thënë:
“Çdo gjë që është në të (në tokë) do të zhduket.” (Rrahman: 26)
Asnjë krijesë nuk do të mbetet, të gjitha do ta shijojnë vdekjen si ato që janë në tokë, si ato që janë në qiej, pos Lartmadhërisë së Tij subhanehu ve teala.
Pastaj biem salavat mbi Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], mbi shokët e tij besnikë dhe të sinqertë, të cilët shumë kanë punuar për momentin e vdekjes, kurrë nga mendja nuk e kanë larguar derisa Zotin e tyre e kanë takuar.
Si i del shpirti muslimanit dhe si jomuslimanit ?
Vëllezër muslimanë!
Vdekja është hak, të gjithë kemi për të vdekur. Mjerë ne çfarë kemi për të përjetuar dhe ende nuk e dimë! Askush deri më tani nuk i ka shpëtuar vdekjes e as nuk do t’i shpëtojë, por a thua vallë si do të vdesim, si do na vijë fundi? A do na vijë i mirë apo i keq, a do na vijë vdekja e lehtë apo e rëndë? A thua si i del shpirti muslimanit dhe si i del jomuslimanit? Këtë më së miri na tregon një sahab i bekuar i quajtur Berra bin Azib r.a., në një hadith të transmetuar nga Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], që është edhe hadithi më i njohur në këtë kontekst, më i gjati, më i frikshmi dhe më prekës. Nga ky hadith pakkush shpëton pa qarë kur e lexon apo dëgjon. Berrau thotë:
عَنِ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ، قَالَ: خَرَجْنَا مَعَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فِي جِنَازَةِ رَجُلٍ مِنَ الْأَنْصَارِ، فَانْتَهَيْنَا إِلَى الْقَبْرِ، وَلَمَّا يُلْحَدْ ، فَجَلَسَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، وَجَلَسْنَا حَوْلَهُ، كَأَنَّ عَلَى رُءُوسِنَا الطَّيْرَ ، وَفِي يَدِهِ عُودٌ يَنْكُتُ فِي الْأَرْضِ، فَرَفَعَ رَأْسَهُ، فَقَالَ: اسْتَعِيذُوا بِاللهِ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ مَرَّتَيْنِ، أَوْ ثَلَاثًا، ، ثُمَّ قَالَ: إِنَّ الْعَبْدَ الْمُؤْمِنَ إِذَا كَانَ فِي انْقِطَاعٍ مِنَ الدُّنْيَا وَإِقْبَالٍ مِنَ الْآخِرَةِ، نَزَلَ إِلَيْهِ مَلَائِكَةٌ مِنَ السَّمَاءِ بِيضُ الْوُجُوهِ، كَأَنَّ وُجُوهَهُمُ الشَّمْسُ، مَعَهُمْ كَفَنٌ مِنْ أَكْفَانِ الْجَنَّةِ، وَحَنُوطٌ مِنْ حَنُوطِ الْجَنَّةِ، حَتَّى يَجْلِسُوا مِنْهُ مَدَّ الْبَصَرِ، ثُمَّ يَجِيءُ مَلَكُ الْمَوْتِ، عَلَيْهِ السَّلَامُ، حَتَّى يَجْلِسَ عِنْدَ رَأْسِهِ، فَيَقُولُ: أَيَّتُهَا النَّفْسُ الطَّيِّبَةُ، اخْرُجِي إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنَ اللهِ وَرِضْوَانٍ . قَالَ: فَتَخْرُجُ تَسِيلُ كَمَا تَسِيلُ الْقَطْرَةُ مِنْ فِي السِّقَاءِ ، فَيَأْخُذُهَا، فَإِذَا أَخَذَهَا لَمْ يَدَعُوهَا فِي يَدِهِ طَرْفَةَ عَيْنٍ حَتَّى يَأْخُذُوهَا، فَيَجْعَلُوهَا فِي ذَلِكَ الْكَفَنِ، وَفِي ذَلِكَ الْحَنُوطِ، وَيَخْرُجُ مِنْهَا كَأَطْيَبِ نَفْحَةِ مِسْكٍ وُجِدَتْ عَلَى وَجْهِ الْأَرْضِ قَالَ: فَيَصْعَدُونَ بِهَا، فَلَا يَمُرُّونَ، يَعْنِي بِهَا، عَلَى مَلَإٍ مِنَ الْمَلَائِكَةِ، إِلَّا قَالُوا: مَا هَذَا الرُّوحُ الطَّيِّبُ ؟ فَيَقُولُونَ: فُلَانُ بْنُ فُلَانٍ، بِأَحْسَنِ أَسْمَائِهِ الَّتِي كَانُوا يُسَمُّونَهُ بِهَا فِي الدُّنْيَا، حَتَّى يَنْتَهُوا بِهَا إِلَى السَّمَاءِ الدُّنْيَا، فَيَسْتَفْتِحُونَ لَهُ، فَيُفْتَحُ لَهُمْ فَيُشَيِّعُهُ مِنْ كُلِّ سَمَاءٍ مُقَرَّبُوهَا إِلَى السَّمَاءِ الَّتِي تَلِيهَا، حَتَّى يُنْتَهَى بِهِ إِلَى السَّمَاءِ السَّابِعَةِ، فَيَقُولُ اللهُ عَزَّ وَجَلَّ: اكْتُبُوا كِتَابَ عَبْدِي فِي عِلِّيِّينَ ، وَأَعِيدُوهُ إِلَى الْأَرْضِ، فَإِنِّي مِنْهَا خَلَقْتُهُمْ، وَفِيهَا أُعِيدُهُمْ، وَمِنْهَا أُخْرِجُهُمْ تَارَةً أُخْرَى . قَالَ: فَتُعَادُ رُوحُهُ فِي جَسَدِهِ، فَيَأْتِيهِ مَلَكَانِ، فَيُجْلِسَانِهِ، فَيَقُولَانِ لَهُ: مَنْ رَبُّكَ ؟ فَيَقُولُ: رَبِّيَ اللهُ، فَيَقُولَانِ لَهُ: مَا دِينُكَ ؟ فَيَقُولُ: دِينِيَ الْإِسْلَامُ، فَيَقُولَانِ لَهُ: مَا هَذَا الرَّجُلُ الَّذِي بُعِثَ فِيكُمْ ؟ فَيَقُولُ: هُوَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَيَقُولَانِ لَهُ: وَمَا عِلْمُكَ ؟ فَيَقُولُ: قَرَأْتُ كِتَابَ اللهِ، فَآمَنْتُ بِهِ وَصَدَّقْتُ، فَيُنَادِي مُنَادٍ فِي السَّمَاءِ: أَنْ صَدَقَ عَبْدِي، فَأَفْرِشُوهُ مِنَ الْجَنَّةِ، وَأَلْبِسُوهُ مِنَ الْجَنَّةِ، وَافْتَحُوا لَهُ بَابًا إِلَى الْجَنَّةِ . قَالَ: فَيَأْتِيهِ مِنْ رَوْحِهَا، وَطِيبِهَا، وَيُفْسَحُ لَهُ فِي قَبْرِهِ مَدَّ بَصَرِهِ . قَالَ: وَيَأْتِيهِ رَجُلٌ حَسَنُ الْوَجْهِ، حَسَنُ الثِّيَابِ، طَيِّبُ الرِّيحِ، فَيَقُولُ: أَبْشِرْ بِالَّذِي يَسُرُّكَ، هَذَا يَوْمُكَ الَّذِي كُنْتَ تُوعَدُ، فَيَقُولُ لَهُ: مَنْ أَنْتَ ؟ فَوَجْهُكَ الْوَجْهُ يَجِيءُ بِالْخَيْرِ، فَيَقُولُ: أَنَا عَمَلُكَ الصَّالِحُ، فَيَقُولُ: رَبِّ أَقِمِ السَّاعَةَ حَتَّى أَرْجِعَ إِلَى أَهْلِي، وَمَالِي .
“Një ditë përderisa ishim në varrezat e Medinës duke varrosur një njeri, na erdhi Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] teksa ne ende nuk e kishim varrosur të vdekurin. Ai u ul dhe ne u ulëm rreth tij. Ne qëndronim sikur mbi koka tona ishin zogjtë (duke na ngrënë, d.m.th. nuk lëviznim fare). Në dorën e tij kishte një shkop, i ra me të tokës e tha: “Kërkoni nga Allahu që t’ju ruajë nga dënimi i varrit”, dy ose tri herë radhazi. Pastaj tha: “Muslimanit kur i vjen koha të dalë prej dynjasë dhe të shkojë në botën tjetër (kur i vjen vdekja), i zbresin disa melaike nga qielli, fytyrat e të cilave ndriçojnë si dielli. Ata me vete kanë një qefin nga qefini i xhenetit dhe aromë të mirë që i hidhet të vdekurit kur mbështillet me qefin. I qëndrojnë melaiket larg atij sa sheh njeriu larg, pastaj afrohet meleku i vdekjes te koka e tij dhe i thotë: -O ti shpirt i mirë, dil në faljen dhe kënaqësinë e Zotit tënd. Shpirti del lehtë ashtu siç del një pikë uji nga ena, e kap atë shpirt dhe nga ai e marrin melaiket e tjerë (që kanë qefinin), e fusin (apo e mbështjellin) atë me qefin dhe e lyejnë me atë parfum. Nga ai shpirt del një aromë e mirë si aroma e miskut më të mirë që gjendet në sipërfaqe të tokës. Pastaj me atë shpirt ngjiten melaiket lart për në qiell e nuk takojnë grup prej melaikesh që të mos pyesin: -Kush është ky shpirt? I thonë: -Ky është filani i biri i filanit, me një emër ndër emrat më të mirë që është quajtur në dynja. Derisa të shkojnë te qielli i dynjasë dhe kërkojnë t’u hapen dyert e qiellit e iu hapën. E përcjellin rend melaiket e çdo qielli derisa të arrijë në qiellin vijues e kështu me radhë derisa të arrijnë te qielli i shtatë. Atëherë Allahu u thotë: -Shënojeni librin e robit Tim në ilij-jin dhe kthejeni në tokë sepse Unë prej saj i kam krijuar, në të do t’i kthej dhe prej saj do t’i nxjerr prapë. I kthehet atij shpirti në trup, pastaj i vijnë dy melaike dhe e ulin e i thonë: -Kush është Zoti yt? Thotë: -Zoti im është Allahu. Pastaj i thonë: -Cila është feja jote? Thotë: -Feja ime është Islami. Pastaj i thonë: -Çfarë thua për këtë njeri i cili është dërguar tek ju? Thotë: -Ai është i Dërguar i Allahut. I thonë: -Po çfarë ke punuar? Thotë: -Kam lexuar librin e Zotit tim, kam besuar në të. Atëherë thërret një zë nga qielli: -Robi im ka thënë të vërtetën. Shtrojini një shtrat nga xheneti, hapjani një derë drejt xhenetit. Atij i vjen nga aroma dhe kënaqësia e tij (xhenetit). Pastaj i zgjerohet varri sa sheh një njeri larg. Dhe i vjen një njeri me fytyrë të bukur, me rroba të bukura, me aromë të këndshme e thotë: -Myzhde me gëzim, kjo është dita që të ishte premtuar. Ai i thotë atij: -Kush je ti? Fytyra jote është fytyrë që vjen me hair. Ia kthen: -Unë jam puna jote e mirë. Atëherë thotë: -O Zot, bëje kiametin që të kthehem te familja dhe pasuria ime.
Po, vëllezër muslimanë, muslimanit që vdes i vijnë melaiket me fytyra të ndriçuara, të buzëqeshura, muslimani kënaqet me pamjen e tyre dhe qetësohet, i do ata sepse ata e duan muslimanin. Ata e përgëzojnë atë, e
qetësojnë, ia marrin shpirtin ngadalë dhe qetë, aq lehtë sikurse kur merr një pikë uji nga një kovë e madhe. Pastaj për ta nderuar atë shpirt të mirë e fusin në qefinin e xhenetit, e parfumojnë me aromën e xhenetit, madje atë shpirt e përshëndet çdo melek që takon melaiket e vdekjes duke u ngjitur lart në qiell me të derisa të shkojnë tek Zoti i tyre, që e mirëpret atë shpirt dhe urdhëron melaiket e Tij që ta shënojnë për në xhenet, por njëherë duhet të kthehet në tokë tek trupi i tij për t’u marrë në llogari. Kur i kthehet ai shpirt sërish në trup, pasi e kanë varrosur trupin e tij, atëherë atij i vijnë melaike të tjerë të quajtur Munker dhe Nekir, të cilët e marrin në llogari lehtë sepse ai ka punuar për atë natë, ka punuar për vdekjen dhe pas vdekjes, prandaj edhe fillon kënaqësia e tij qysh në varr dhe fillon t’i shijojë të mirat që ka përgatitur Allahu për të dhe ai thotë: -O Zot, bëje kiametin sa më shpejt!
I lumi ai! A ka më të lumtur sesa muslimani, sidomos nga çasti i vdekjes e më tej?! La ilahe il-lAllah.
Le të kthehemi sërish tek hadithi i Berraut, i cili tregon në vazhdim se si i del shpirti jomuslimanit. Ai thotë:
قَالَ: وَإِنَّ الْعَبْدَ الْكَافِرَ إِذَا كَانَ فِي انْقِطَاعٍ مِنَ الدُّنْيَا وَإِقْبَالٍ مِنَ الْآخِرَةِ، نَزَلَ إِلَيْهِ مِنَ السَّمَاءِ مَلَائِكَةٌ سُودُ الْوُجُوهِ، مَعَهُمُ الْمُسُوحُ ، فَيَجْلِسُونَ مِنْهُ مَدَّ الْبَصَرِ، ثُمَّ يَجِيءُ مَلَكُ الْمَوْتِ، حَتَّى يَجْلِسَ عِنْدَ رَأْسِهِ، فَيَقُولُ: أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْخَبِيثَةُ، اخْرُجِي إِلَى سَخَطٍ مِنَ اللهِ وَغَضَبٍ . قَالَ: فَتُفَرَّقُ فِي جَسَدِهِ، فَيَنْتَزِعُهَا كَمَا يُنْتَزَعُ السَّفُّودُ مِنَ الصُّوفِ الْمَبْلُولِ، فَيَأْخُذُهَا، فَإِذَا أَخَذَهَا لَمْ يَدَعُوهَا فِي يَدِهِ طَرْفَةَ
عَيْنٍ حَتَّى يَجْعَلُوهَا فِي تِلْكَ الْمُسُوحِ، وَيَخْرُجُ مِنْهَا كَأَنْتَنِ رِيحِ جِيفَةٍ وُجِدَتْ عَلَى وَجْهِ الْأَرْضِ، فَيَصْعَدُونَ بِهَا، فَلَا يَمُرُّونَ بِهَا عَلَى مَلَأٍ مِنَ الْمَلَائِكَةِ، إِلَّا قَالُوا: مَا هَذَا الرُّوحُ الْخَبِيثُ ؟ فَيَقُولُونَ: فُلَانُ بْنُ فُلَانٍ بِأَقْبَحِ أَسْمَائِهِ الَّتِي كَانَ يُسَمَّى بِهَا فِي الدُّنْيَا، حَتَّى يُنْتَهَى بِهِ إِلَى السَّمَاءِ الدُّنْيَا، فَيُسْتَفْتَحُ لَهُ، فَلَا يُفْتَحُ لَهُ “، ثُمَّ قَرَأَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: {لَا تُفَتَّحُ لَهُمْ أَبْوَابُ السَّمَاءِ وَلَا يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ حَتَّى يَلِجَ الْجَمَلُ فِي سَمِّ الْخِيَاطِ} [الأعراف: 40] فَيَقُولُ اللهُ عَزَّ وَجَلَّ: ” اكْتُبُوا كِتَابَهُ فِي سِجِّينٍ فِي الْأَرْضِ السُّفْلَى، فَتُطْرَحُ رُوحُهُ طَرْحًا ” . ثُمَّ قَرَأَ: {وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللهِ، فَكَأَنَّمَا خَرَّ مِنَ السَّمَاءِ فَتَخْطَفُهُ الطَّيْرُ أَوْ تَهْوِي بِهِ الرِّيحُ فِي مَكَانٍ سَحِيقٍ} [الحج: 31] ” فَتُعَادُ رُوحُهُ فِي جَسَدِهِ، وَيَأْتِيهِ مَلَكَانِ، فَيُجْلِسَانِهِ، فَيَقُولَانِ لَهُ: مَنْ رَبُّكَ ؟ فَيَقُولُ: هَاهْ هَاهْ لَا أَدْرِي، فَيَقُولَانِ لَهُ: مَا دِينُكَ ؟ فَيَقُولُ: هَاهْ هَاهْ لَا أَدْرِي، فَيَقُولَانِ لَهُ: مَا هَذَا الرَّجُلُ الَّذِي بُعِثَ فِيكُمْ ؟ فَيَقُولُ: هَاهْ هَاهْ لَا أَدْرِي، فَيُنَادِي مُنَادٍ مِنَ السَّمَاءِ أَنْ كَذَبَ، فَافْرِشُوا لَهُ مِنَ النَّارِ، وَافْتَحُوا لَهُ بَابًا إِلَى النَّارِ، فَيَأْتِيهِ مِنْ حَرِّهَا، وَسَمُومِهَا، وَيُضَيَّقُ عَلَيْهِ قَبْرُهُ حَتَّى تَخْتَلِفَ فِيهِ أَضْلَاعُهُ، وَيَأْتِيهِ رَجُلٌ قَبِيحُ الْوَجْهِ، قَبِيحُ الثِّيَابِ، مُنْتِنُ الرِّيحِ، فَيَقُولُ: أَبْشِرْ بِالَّذِي يَسُوءُكَ، هَذَا يَوْمُكَ الَّذِي كُنْتَ تُوعَدُ، فَيَقُولُ: مَنْ أَنْتَ ؟ فَوَجْهُكَ الْوَجْهُ يَجِيءُ بِالشَّرِّ، فَيَقُولُ: أَنَا عَمَلُكَ الْخَبِيثُ، فَيَقُولُ: رَبِّ لَا تُقِمِ السَّاعَةَ
Tha: “Ndërsa qafirit kur i vjen koha për të dalë prej dynjasë dhe të shkojë në botën tjetër, i zbresin disa melaike nga qielli, fytyrat e të cilëve janë të zeza, me vete kanë një veshje prej leshi, i qëndrojnë atij larg sa sheh një njeri. Pastaj i afrohet meleku i vdekjes te koka dhe i thotë: -O ti shpirt i poshtër, dil në hidhërim dhe mallkim të Zotit tënd. Tha: E shpirti i tij shpërndahet në tërë trupin. Atëherë meleku ia nxjerr shpirtin me zor ashtu siç nxirret një hekur me gjemba i mbushur me lesh të lagur. Pastaj e kap ai melek dhe pa e lëshuar në tokë fare ia kapin melaiket e tjerë dhe e fusin në një veshje. Prej atij shpirti del një aromë shumë e keqe, si aroma më e keqe e mundshme që është gjendur në tokë. Pastaj ngjiten me të lart për në qiell. E nuk ndodh të takojnë (rrugës) ndonjë grup melaikesh e që mos të pyesin: -Kush është ky shpirt i keq? U thuhet: -Filani i biri i filanit, njëri ndër emrat më të këqij që është quajtur në dynja. Ashtu veprohet me të derisa të afrohet tek qielli i dynjasë, ku kërkojnë leje për t’u hapur qielli i dynjasë, por nuk u hapen dyert e qiellit. Pastaj Pejgamberi alejhi selam ka lexuar ajetin:
“Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhenet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët.” (Araf: 40)
Pastaj Allahu xh.sh. thotë: “Shënojani librin e tij në sixh-xhin, në tokën më të ulët. Dhe i hidhet shpirti i tij nga lart poshtë”, pastaj Pejgamberi a.s. ka lexuar ajetin:
“E kush i përshkruan shok-ortak Allahut, ai është sikur të bjerë nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.” (Haxh: 31) Atëherë atij i kthehet shpirti në trupin e tij dhe i vijnë dy melaike (për ta pyetur). E ulin dhe i thonë: -Kush është Zoti yt? Thotë: -Ah, ah nuk e di. Pastaj i thonë: -Cila është feja jote? Thotë: -Ah, ah nuk e di. Pastaj i thuhet: -Po çfarë thua për atë njeri i cili është dërguar tek ju? Thotë: -Ah, ah nuk e di. Atëherë thërret një zë nga qielli: Robi im ka gënjyer. Shtrojini një shtrat nga xhehenemi, hapjani një derë drejt xhehenemit. Atij i vjen nga aroma e keqe e xhehenemit dhe vapa e madhe e tij, pastaj i ngushtohet varri saqë do t’i plasin eshtrat. Pastaj i vjen një njeri me pamje të trishtuar, me rroba të këqija e aromë të keqe dhe i thotë: -Myzhde për rezultat të keq, kjo është dita që të është premtuar. Ai (i vdekuri) i thotë: -Po kush je ti, fytyra jote qenka fytyrë që vjen me sherr. Ai ia kthen: -Unë jam puna jote e
keqe. Atëherë ai thotë: -O Zot, mos e bëj kiametin!”
Po, vëllezër muslimanë, kur melaiket vijnë t’i marrin shpirtin jomuslimanit, vijnë me pamje të frikshme, melaike që nuk kanë mëshirë e rahmet ndaj njeriut, nuk dinë të sillen butë me askënd, por vetëm vrazhdë dhe ashpër, prandaj edhe shpirtin ia marrin në mënyrë të vrazhdë, duke i shijuar dhembje të mëdha, të papërshkrueshme, Allahu na ruajt. Atë shpirt e fusin në qefin apo në veshjen e xhehenemit dhe ai shpirt lëshon një aromë shumë të keqe. Atë e mallkojnë të gjithë melaiket që e takojnë gjatë ngjitjes së melaikeve që e bartin atë në qiell. Atij shpirti nuk i hapen dyert e qiellit, as nuk ka për t’u futur kurrë në xhenet, aq sa futet deveja ose litari që lidhet anija në vrimën e gjilpërës. Ai shpirt hidhet nga lart- poshtë në tokë pa mëshirë. Posa kthehet në trup, pasi të jetë varrosur trupi, i vijnë melaiket të tjerë edhe më të frikshëm për ta marrë në llogari, por ai i shkreti, i mjeri, nuk di ç’të thotë, as si të përgjigjet. E si të përgjigjet kur nuk është lodhur për atë natë, nuk ka punuar asgjë për atë natë? I vjen puna e tij dhe i shfaqet përpara, por sapo e sheh atë dëshpërohet tërësisht sepse pason më pas dënimi. I mjeri kërkon që të mos bëhet kiameti, por kush e pyet atë. Ah, i mjeri ai i mjeri, njëmend i mjeri, sepse ky është vetëm fillimi e fundi atij nuk do t’i vijë asnjëherë sepse dënimi nuk do t’i ndërpritet kurrë, por vetëm do t’i shtohet.
Dënimi dhe shpërblimi në varr janë hak
Vëllezër muslimanë, nuk ka pikë dyshimi se në varreza ka jetë dhe se varri është kopsht prej kopshteve të xhenetit ose gropë prej gropave të xhehenemit. Në të ka shijim të shpërblimit apo shijim të dënimit dhe kjo çështje është edhe një prej parimeve të besimit të Ehli Sunetit, madje për këtë kemi shumë hadithe të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]. Ky dënim edhe pse nuk e vërejmë, ai është hak, është i vërtetë, madje këtë e cek edhe Allahu xh.sh. në Kur’an kur flet për dënimin e Faraonit dhe familjes së tij.
“Ndërsa ithtarët e Faraonit i përfshiu dënimi më i keq. Ata i nënshtrohen zjarrit mëngjes e mbrëmje, e Ditën e Kiametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e Faraonit futini në dënimin më të rëndë!” (Gafir: 45-46)
Ajeti thotë se ata dënohen me zjarr, ndërsa në anën tjetër thotë se Ditën e Kiametit futen në zjarr edhe më të madh apo më të rëndë. Pra, dy dënime me zjarr. Nuk ka ku të jetë i pari pos në varre. Andaj shumë qartë po kuptohet se në varre paska jetë, paska dënim me zjarr, e natyrisht përballë tij ka edhe shpërblim përderisa ka dënim. Sa u përket haditheve, përpos hadithit të Berraut që u cek më lart, kemi edhe shumë hadithe të tjera që vërtetojnë dënimin e jomuslimanit në varr.
Zejd bin Thabiti r.a. tregon se një ditë ishim disa veta me Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] në një kopsht të fisit Benu Nexhar dhe Pejgamberi alejhi selam ishte hipur mbi një mushkë, por mushka u trondit, filloi të ecë andej e këndej, gati sa e rrëzoi Pejgamberin alejhi selam. Aty afër ishin gjashtë, pesë ose katër varre, kurse Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] pyeti:
عَنْ زَيْد بْنِ ثَابِتٍ قَالَ بَيْنَمَا النَّبِىُّ -صلى الله عليه وسلم- فِى حَائِطٍ لِبَنِى النَّجَّارِ عَلَى بَغْلَةٍ لَهُ وَنَحْنُ مَعَهُ إِذْ حَادَتْ بِهِ فَكَادَتْ تُلْقِيهِ وَإِذَا أَقْبُرٌ سِتَّةٌ أَوْ خَمْسَةٌ أَوْ أَرْبَعَةٌ – قَالَ كَذَا كَانَ يَقُولُ الْجُرَيْرِىُّ – فَقَالَ : مَنْ يَعْرِفُ أَصْحَابَ هَذِهِ الأَقْبُرِ. فَقَالَ رَجُلٌ أَنَا .قَالَ : فَمَتَى مَاتَ هَؤُلاَءِ. قَالَ مَاتُوا فِى الإِشْرَاكِ. فَقَالَ: إِنَّ هَذِهِ الأُمَّةَ تُبْتَلَى فِى قُبُورِهَا فَلَوْلاَ أَنْ لاَ تَدَافَنُوا لَدَعَوْتُ اللَّهَ أَنْ يُسْمِعَكُمْ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ الَّذِى أَسْمَعُ مِنْهُ. ثُمَّ أَقْبَلَ عَلَيْنَا بِوَجْهِهِ فَقَالَ : تَعَوَّذُوا بِاللَّهِ مِنْ عَذَابِ النَّارِ. قَالُوا نَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْ عَذَابِ النَّارِ فَقَالَ : تَعَوَّذُوا بِاللَّهِ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ. قَالُوا نَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ.
“…Kush e di të kujt janë këto varre?” Një njeri tha: “Unë, o i Dërguar i Allahut. “Po kur kanë vdekur ata?”, pyeti Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]. Tha: “Kanë vdekur sa kanë qenë në shirk.” Pastaj Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] tha: “Ky umet sprovohet në varret e tyre dhe do ta kisha lutur Allahun që t’ua mundësojë t’i dëgjoni këta të vdekur se si po dënohen ashtu siç po i dëgjoj unë, por nga frika se nëse e dëgjoni dënimin e tyre atëherë nuk do të kishit mundur të jetonit të qetë dhe nuk do ua merrte mendja t’i varrosni të afërmit tuaj në varreza, andaj nuk po e bëj.” Pastaj u kthye me fytyrë nga ne e na tha: “Kërkoni nga Zoti t’ju ruajë nga dënimi i varrit.” Ne thamë: “Allahu na ruajt nga dënimi i varrit.” Pastaj tha sërish: “Kërkoni nga Zoti t’ju ruajë nga dënimi i varrit.” Ne thamë: “Allahu na ruajt nga dënimi i varrit… ”
Banorët e atyre varreve dënoheshin në varret e tyre dhe Allahu ia mundësoi Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] t’i dëgjojë se si po dënohen, se si po bërtasin e piskasin, madje Pejgamberi do ta kishte lutur Allahun që t’ua mundësonte edhe shokëve të tij ta dëgjonin një dënim të tillë, por çështja është si të jetojnë pastaj ata të qetë?! Si t’i varrosin të vdekurit e tyre nëpër varreza?! La ilahe il-lAllah, Allahu na mëshiroftë o vëllezër muslimanë! Mjerë ne që nuk e dimë se çfarë kemi për të provuar, nuk e dimë se çfarë na pret, se përndryshe vallahi pak do të kishim qeshur e shumë do të kishim qarë.
– Një ngjarje tjetër është kur Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] kaloi pranë dy varreve me disa shokë të tij dhe tha:
عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ مَرَّ رَسُولُ اللَّهِ -صلى الله عليه وسلم- عَلَى قَبْرَيْنِ فَقَالَ : أَمَا إِنَّهُمَا لَيُعَذَّبَانِ وَمَا يُعَذَّبَانِ فِى كَبِيرٍ أَمَّا أَحَدُهُمَا فَكَانَ يَمْشِى بِالنَّمِيمَةِ وَأَمَّا الآخَرُ فَكَانَ لاَ يَسْتَتِرُ مِنْ بَوْلِهِ. قَالَ فَدَعَا بِعَسِيبٍ رَطْبٍ فَشَقَّهُ بِاثْنَيْنِ ثُمَّ غَرَسَ عَلَى هَذَا وَاحِدًا وَعَلَى هَذَا وَاحِدًا ثُمَّ قَالَ : لَعَلَّهُ أَنْ يُخَفَّفَ عَنْهُمَا مَا لَمْ يَيْبَسَا.“Banorët e këtyre dy varreve janë duke u dënuar, por jo për ndonjë gjë të madhe. Njëri prej tyre nuk është ruajtur kur ka urinuar, ndërsa tjetri ka bartur fjalë mes njerëzve.” Pastaj tha: “Më sillni një degë të njomë hurme”, e mori atë, e çau në dy pjesë dhe e nguli njërën pjesë në njërin varr, e tjetrën në varrin tjetër dhe tha: “Ndoshta sa të jenë të njoma këto dy degë u lehtësohet dënimi.”
La ilahe il-lAllah, sa e sa njerëz nuk ruhen kur urinojnë, nuk kanë kujdes, por urinojnë në këmbë apo ende pa e përfunduar, ngrihen dhe vishen duke lagur rrobat e trupin me urinë.
Në anën tjetër, sa e sa njerëz, sidomos nga gjinia femërore, përgojojnë të tjerët, bartin fjalë dhe lëndojnë njerëzit, i prishin raportet e tyre, bëjnë fesat mes tyre. Allahu na ruajt ja rabel alemin!
Allahu ia ka mundësuar të dashurit të Tij që t’i dëgjojë të vdekurit se si po i shijojnë dënimet në varre, por për ne është me rëndësi ta kuptojmë se ajo jetë është jetë më vete, nuk e dimë se si sepse është botë tjetër, por me rëndësi është besimi në të. Allahu na bëftë që varret tona të jenë të ndriçuara, të jenë kopshte të xhenetit dhe t’ia kalojmë sa më mirë e më lehtë derisa të vijë dita për t’u ringjallur dhe për të dalë para të madhit Zot xh.sh. e për t’u futur më pas në xhenete inshaAllahu teala. Allahume amin!
Vëllezër muslimanë! Në varre ka jetë, ne nuk e dimë se çfarë na pret në to. Othmani r.a., kalifi i muslimanëve, njeri i përgëzuar me xhenet, megjithatë ia kishte frikën jetës në varre, siç tregon një shërbëtor i tij i quajtur Hani:
عَنْ هَانِئٍ مَوْلَى عُثْمَانَ ، قَالَ :كَانَ عُثْمَانُ إِذَا وَقَفَ عَلَى قَبْرٍ بَكَى ، حَتَّى يَبُلَّ لِحْيَتَهُ ، فَقِيلَ لَهُ : تَذْكُرُ الْجَنَّةَ وَالنَّارَ فَلا تَبْكِي ، وَتَبْكِي مِنْ هَذَا ؟ فَقَالَ : إِنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ، قَالَ : الْقَبْرُ أَوَّلُ مَنَازِلِ الْآخِرَةِ ، فَإِنْ يَنْجُ مِنْهُ فَمَا بَعْدَهُ أَيْسَرُ مِنْهُ ، وَإِنْ لَمْ يَنْجُ مِنْهُ ، فَمَا بَعْدَهُ أَشَدُّ مِنْهُ . قَالَ : وَقَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : مَا رَأَيْتُ مَنْظَرًا قَطُّ إِلَّا وَالْقَبْرُ أَفْظَعُ مِنْهُ.
“Kur Othmani kalonte pranë ndonjë varri, qante shumë saqë iu lagte mjekra. Njerëzit e pyetën: -O prijësi i besimtarëve! Ti kur e kujton xhenetin dhe xhehenemin nuk qan, ndërsa kur kujton varrin dhe dënimin në të, qan. Othmani u tha: -Po qaj sepse kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Vërtet, varri është faza e parë në të cilën kalohet për në ahiret. Nëse shpëton prej tij, atëherë gjithçka që vjen më pas është më e lehtë. E nëse nuk shpëton prej tij, atëherë çdo gjë tjetër është më e vështirë.” Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] gjithashtu ka thënë: “Nuk më ka rënë të shoh ndonjë pamje të frikshme e varri të mos ketë qenë edhe më i frikshëm se ajo.”
La ilahe il-lAllah! Varri është faza e parë e ahiretit, nëse ia kalon lehtë e mirë aty, më pas e ke më të lehtë, por nëse në varr ia kalon keq, më pas e ke edhe më keq.
Të nderuar! Varri është pamje e tmerrshme, frikësuese, siç thotë Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] në këtë hadith.
Luteni Allahun të na e lehtësojë llogarinë natën e varrit, luteni Allahun të na ruajë nga dënimi i varrit. O Zoti ynë, ruana nga dënimi i varrit ja rabel alemin! O Zoti ynë, na e bëj haram dënimin e varrit dhe dënimin e xhehenemit ja rabel alemin! Allahume amin, amin, amin velhamdulilahi rabilalemin!
Prishtinë, 2015
- Këta melaike quhen melaiket e rahmetit apo të mëshirës sepse me mëshirë ia nxjerrin shpirtin besimtarit.
- Këta engjëj që kanë shpirtin e robit me vete ngjiten lart, por rrugës takojnë grupe të tjerë engjëjsh, të cilët janë duke zbritur për në tokë dhe i pyesin se kush është ai njeri që paska vdekur.
- Çdo qiell ka dyert e veta nëpërmjet të cilave futen dhe dalin melaiket. Melaiket që kanë shpirtin me vete kërkojnë t’u hapet dera nga melaiket që janë roje apo përgjegjëse për të hapur dyert.
- Melaiket e qiellit të dynjasë i urojnë mirëseardhjen apo përshëndetin melaiket me atë shpirt të mirë. Kur afrohen te qielli i dytë, kërkojnë leje t’u hapen dyert dhe u jepet leje… dhe kështu me radhë qiell pas qielli derisa të shkojnë tek qielli i shtatë, mbi të cilin është Lartmadhëria e Allahut xh.sh..
- Ilijjin është emër i xhenetit. Pra, vendin e ka në xhenet.
- Nuk ngjitet mbi qiellin e shtatë, por u thuhet melaikeve ta kthejnë shpirtin e tij në trup. Melaiket ia kthejnë shpirtin në tokë dhe ia fusin në trup sepse ai duhet të merret në llogari. Trupi pa shpirt nuk mund të japë llogari. Vlen të përmendet këtu se gjatë kësaj kohe njerëzit që janë në tokë e kanë përgatitur të vdekurin për në varr dhe pasi e fusin në varr dhe e mbulojnë, melaiket ia fusin shpirtin në trup e jo më herët. Pra, nëse trupi qëndron dy ose tri ditë pa u futur në varr, shpirti nuk i kthehet derisa të futet në dhè.
- I vijnë dy melaike të tjerë për ta marrë në llogari, që quhen Munker dhe Nekir.
- Kanë për qëllim Muhamedin alejhi selam.
- E përgëzon me të mirë.
- Gjatë tërë jetës sa ka qenë në këtë botë i është thënë se nata e varrit është hak, llogaria është hak, bota tjetër është hak etj. Tani erdhi koha për ta shijuar atë që i është premtuar.
- Pra, puna që ka bërë njeriu në këtë dynja vjen natën e varrit në formën e një njeriu të mirë ose në formën e një njeriu të keq tek jobesimtari, siç do ta shohim pak më vonë.
- Bëje kiametin sa më parë o Zot e të shkoj atje ku kam për të shkuar e të bashkohem me të dashurit e mi, t’i shijoj ato të mira që paske përgatitur për mua.
- Këtu melaiket quhen melaiket e vuajtjeve ose gazepit sepse ia nxjerrin shpirtin qafirit me vështirësi.
- Diçka si qefin apo për ta futur shpirtin e tij.
- Sikur nuk do të dalë, sikur bën rezistencë.
- Ka për qëllim se e mundon shumë dhembja e shpirtit, ashtu siç nuk mund ta nxjerrësh atë hekur nga leshi pa e këputur leshin, ashtu nuk del shpirti i qafirit pa ia dërrmuar trupin.
- Ashtu veprohet me të gjithë melaiket që takojnë rrugës.
- Sixh-xhin, emër i xhehenemit, e thuhet luginë në xhehenem. Pra, vendin e ka në xhehenem.
- Ka për qëllim Muhamedin alejhi selam, natyrisht të njëjtat pyetje ia bëjnë edhe jobesimtarit sikurse muslimanit. E njëjta procedurë, por jo i njëjti rezultat.
- Ka përgënjeshtruar argumentet e Zotit sa ka qenë në këtë botë. Tani po thotë nuk e di, por në realitet ai e ka ditur fort mirë, por ja që nuk ka dashur ta besojë.
- Ahmedi, nr. 18534 (18733); Ebu Davudi, nr. 4753; Nesaiu, nr. 2001; Ibnu Maxhe, nr. 1549, Hakimi në “Mustedrek”, 1/37, dhe ka thënë se hadithi është sahih sipas kushteve të Buhariut e të Muslimit. Edhe Albani e ka konsideruar sahih.
- Këtë çështje e kemi sqaruar në detaje në komentin tonë të “Akide Tahavije”.
- Ato arrijnë edhe shkallën e mutevatirit, siç kanë thënë shumë ulema, ndër ta Ibnu Ebi El-Izzi në komentin e tij të Tahaviut, fq. 324.
- Muslimi, nr. (2868)- 67.
- Buhariu, nr. 218; Muslimi, nr. (292)-111.
- Ahmedi, nr. 454; Tirmidhiu, nr. 2308; Ibnu Maxhe, nr. 4267. Tirmidhiu e ka konsideruar hasen, po ashtu edhe Albani, ndërsa Shuajbi isnadin e Ahmedit e ka konsideruar sahih.